BallinaKronike“Boll jetove”! Detaje nga krimi horror në Pogradec, djali vrau nënën në...

“Boll jetove”! Detaje nga krimi horror në Pogradec, djali vrau nënën në sy të mbesës 15 vjeçe

Detaje të reja tronditëse zbardhen nga krimi i rëndë, i ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pogradec, ku djali vrau në mënyrë makabre të ëmën e moshuar. Raportohet se krimi tronditës ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës 15 vjeçe.

Kjo e fundit ka parë që i ati, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, po sullmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi, dhe ka njoftuar me telefon policinë, duke u larguar menjëherë nga banesa me një biçikletë nga frika. Patrulla e Përgjithshme është nisur drejt adresës që iu ka dhënë adoleshentja, ku kanë gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, teksa e ëma kishte ndërruar jetë.

Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës bëri që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha. Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia, ka gjetur një patrullë policie dhe iu ka rrëfyer ngjarjen.

Sipas saj, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte ‘boll jetove’. Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular