Një modele nga Ukraina Daria Kiriliuk 24 vjeç ka deklaruar se është rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në Turqi.
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e mbuluar me gjak.
“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, është shprehur ajo.
Menaxheri i plazhit i ka mohuar këto akuza, duke thënë se janë gjënjeshtra.
“Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, është shprehur modelja.
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/08/daria-kyryliuk-815x458-1.jpg)
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/08/2727.jpg)
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/08/41646.jpg)
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/08/456464-1.jpg)
![](https://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2020/08/528944.jpg)