BallinaKryesoreRojet turke rrahin modelen ukrainase dhe shoqërinë e saj, shihet e mbuluar...

Rojet turke rrahin modelen ukrainase dhe shoqërinë e saj, shihet e mbuluar me gjak

Një modele nga Ukraina Daria Kiriliuk 24 vjeç ka deklaruar se është rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në Turqi.

Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet e mbuluar me gjak.

 “Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, është shprehur ajo.

Menaxheri i plazhit i ka mohuar këto akuza, duke thënë se janë gjënjeshtra.

 “Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, është shprehur modelja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular