Duke reaguar për vdekjen e parakohshme të skulptorit të njohur Arben Bajo, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në sistemin spitalor të shpartalluar, atij i mungoi gjaku që mund të ishte shpëtimtar për të.
Sipas tij, ai mund të çohej në një klinikë të specializuar jashtë vendit që mund t’i shpëtonte jetën.
Reagimi i plotë i Berishës:
Dielli nuk lindi sot per skulptorin e njohur Arben Bajo!
Te dashur miq, Covid 19 nderpreu parakohe krijimtarine dhe jeten e skulptorit te talentuar Arben Bajo, qe luftoi per dite te tera ne spital me semundjen e rende. Por atij ne sistemin e shpartalluar mjekesor i mungoi gjaku qe mund te ishte edhe shpetimtar, dhe ata qe leshojne sot pshertima hipokrizie per vdekjen e tij dhe qe udhetojne per vete me avion ne dispozicion me parate e takspaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun qe i nevojitej Arbenit dhe nuk e derguan ne nje qender me te specializuar me sistem qarkullimi jashtetrupor qe edhe mund ti shpetonte jeten.
Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit te Arteve dhe njeri prej skulptoreve me te talentuar te gjenerates se tij. Veprat e tij te ekspozuara brenda dhe jashte vendi u çmuan dhe u vleresuan me interesin e merituar.
Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes dhe miqve e te afermve te te ndjerit Arben Bajo dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! Ngushellime!! sb