Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo.
1-Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnia. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pra, gjumi i tepërt nuk do të thotë gjithmonë çlodhje.
2-Ju mund të keni simptoma depresioni. Depresioni shfaqet me simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse dikush përjeton insomnia për shkak të depresionit, dikush tjetër mund të përjetojë hypersomnia.
3-Mbase ka të bëjë me zemrën. Nëse po flini me orë të zgjatura, një shkaktar mund të jetë zemra sepse shpeshherë sëmundjet e zemrës kanë të tilla efekte te njerëzit.
4-I keni kontrolluar tiroidet? Janë dy lloje tiroidesh që ndikojnë tek gjumi. Njëra prej tyre shkakton insomnian ndërsa tjetra hipersomnian. Hipertiroidizmi lidhet me gjumin 10-orarësh ose më shumë.
5-Ndonjëherë nuk ka ndonjë arsye kaq shkencore dhe këto probleme mund të lidhen me ndryshimin e stinëve dhe si ky ndryshim ju bën të ndiheni.
6-Kur nuk flini mjaftueshëm, gjasat janë që të doni t’i rikuperoni orët e humbura.
7-Gjumi juaj mund të ndikohet edhe nga rrugët e frymëmarrjes. Nëse ka ndonjë bllokim në rrugët e frymëmarrjes gjatë natës, gjumi ndërpritet. Bllokime të tilla janë të shpeshta dhe shtyjnë orarin e gjumit.