BallinaKryesoreDenoncimi nga PDm Agron Shehaj: Rama mori borxh 3 mld euro për...

Denoncimi nga PDm Agron Shehaj: Rama mori borxh 3 mld euro për rrugët. Janë keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash

Agron Shehaj deklaroi se Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë.

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, këto para janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Ai sjell edhe shembull në reagimin e tij në Facebook.

“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.” – shkruan Shehaj, i cili vazhdoi duke theksuar nevojat e vendit për infrastrukturë.

“Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular