BallinaKronikeI arratiset Policisë në rrugët Pogradecit me furgonin plot me klandestinë

I arratiset Policisë në rrugët Pogradecit me furgonin plot me klandestinë

Me furgonin e mbushur me 15 klandestinë, një shofer i është arratisur forcave të 4 Policive për të mos u kapur në rrugët e Pogradecit. Ndjekja e frikshme nga Policia ka përfunduar me kapjen e A.Sh., 35 vjeç, nga Tirana.

Në automjetin e tij u zbuluan 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve ai u kishte premtuar përveç transportit për në Tiranë, kundrejt fitimit, edhe kalimin në vendet e Bashkimit europian.

Në momentin që policët i kanë kërkuar të ndalojë, 35-vjeçari jo vetëm që nuk është bindur, por ka shtruar shpejtësinë, duke e bërë të detyrueshme ndjekjen. Ai u arrit të kapej në afërsi të fshatit Blacë.

Policia e Korçës, ajo e Pogradecit, Policia Kufitare dhe Policia Rrugore prej javësh janë bashkuar në operacionin “Perimetri” për kapjen e emigrantavë të paligjshëm që transportohen fshehurazi me makina drejt Tiranës.

Dosja e A.Sh. i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular