Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ndihmoi dy gra të cilat rrezikoheshin të mbyteshin kur kajaku i tyre u përmbys në plazhin Praia do Alvor
Ngjarja u regjistrua të shtunën. Presidenti 71 vjeçar u fotografua teksa po u afrohej dy grave të cilat rrezikuan të mbyteshin në det.
Presidenti ishte me pushime në plazhin Praia do Alvor për të promovuar turizmin
Kamerat filmuan momentin kur presidenti u fut në det për të shpëtuar dy gratë dhe më pas një tjetër person i shkoi në ndihmë.