BallinaAktualitetUnioni turistik: Nëse pandemia vazhdon, 70% falimentojnë. Në jug s’po zbatohen ...

Unioni turistik: Nëse pandemia vazhdon, 70% falimentojnë. Në jug s’po zbatohen …

I ftuar në RTV Ora, Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa u shpreh se nëse
kjo situatë vazhdon gjatë, atëherë 70% e subjekteve turistike do të falimentojnë.

Gjithashtu ai nguli këmbë që qeveria të vijojë edhe me pagat e luftës deri në përfundim të situatës.

Rrahman Kasa: Kjo situatë pritej që të vazhdojë gjata dhe do të ishte mirë që paga të vazhdonte deri në përfundim të situatës. Kemi bërë shpesh shkresa zyrtare dhe takime, madje i kemi dërguar një peticion kryeministrit të të vazhdojë paga minimale në sektorin e turizmit, sidomos për agjencitë e udhëtimit.

Hotelet në këtë periudhë kanë një farë pune, por do të kthehet e njëjta situatë për to. Nëse kjo situatë vazhdon gjatë, do të kemi 70% të subjekteve turistike që do të falimentojnë.

Unë e them shpesh që ky vit nuk krahasohet, pasi nuk quhet. Nëse ka 25% të vitit të kaluar, prapë nuk krahasohet, por sërish nuk beson te kjo shifër, pasi kemi shumë më pak prenotime. Shqiptarët kanë pushuar më shumë në vend, sepse nuk kishin zgjidhje tjetër. Pushuesit tradicionalë nuk kanë pasur mundësi ose kanë pasur frikë për të shkuar në Turqi dhe kjo ka bërë të ketë një fluks të rritur, sidomos në jug. Por atje pashë se masat anti-Covid nuk respektoheshin, nuk kishte kamerierë me maska dhe nuk kishte distancë në plazhe.

Jugu nuk respekton masat anti-covid – Kasa shtoi se protokollet anti-Covid duhet të respektohen, por konstatoi se në jug një gjë e tillë pak respektohet.

Rrahman Kasa: Protokollet nuk respektohet prandaj duhet të shtohen masat dhe gjobat, se përndryshe nuk do të ndërpritet infeksioni. Masat anti-Covid ne i kemi diskutuar edhe me hotelet dhe këto të fundit nuk kanë pasur kundërshtime, pasi duan të vazhdojnë punën, jo t ë mbyllen nga një vatër infeksioni.

Ne ofrojmë kushte të mira për akomodimin e hoteleve, por kemi probleme me kushtet përreth. Shumë e kanë shfrytëzuar këtë zonë, ose ka inerte dhe material të papërshtatshme. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të përmirësohen këto ambiente ku ka grumbullim të pushuesve. Ndërkohë, Golemi cilësohet si Antalia e Shqipëria, pasi ka grumbullimin më të madh të turistëve. Nga ana tjetër, ka disa hotele që aplikojnë çmime të shtrenjta, zakonisht në zonën e Dhërmiut dhe Himarës, që ka dhoma më 200-250 euro, por këtë e vendos kërkesë oferta.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular