BallinaKronikeIdentifikohet nëna që braktisi foshnjen e pajetë në koshin e mbeturinave

Identifikohet nëna që braktisi foshnjen e pajetë në koshin e mbeturinave

Identifikohet nëna e foshnjes së gjetur të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen Ali Demi.

Sipas policisë ajo është H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se  në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular