BallinaAktualitet“Marshallah o bishë”: Viktima dhe autori në Shkodër komente dhe like në...

“Marshallah o bishë”: Viktima dhe autori në Shkodër komente dhe like në FB para vrasjes

ledis Kraja 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër dhe autori i dyshuar Sebastjan Smakaj kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

Smakaj kampion kombëtar në “Tawkondo”, dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Krajës me 18 plumba, 8 prej të cilëve kanë kapur viktimën.

Kraja u qëllua teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Ford”. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda por nuk arriti të mbijetojë.

Miqësia e autorit dhe viktimës konfirmohet edhe nga komentet e tyre në rrjetet sociale. Autori i dyshuar ka komentuar në postimet e viktimës, dhe ai ia ka kthyer.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen e autorit.

Gledis Kraja kishte qenë futbollist deri në vitin 2013.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular