BallinaAktualitetMjeku infektolog: Mos i hidhni maskat në rrugë, virusi mund të qëndrojë...

Mjeku infektolog: Mos i hidhni maskat në rrugë, virusi mund të qëndrojë aty deri në tre ditë

Infektologu kosovar Arben Vishaj bëri thirrje që qytetarër mos t’i hedhin maskat në rrugë. Ai pohon se përhapja e virusit ndodhë shumë lehtë për shkak se virusi mund të qëndroj dy deri në tre ditë në produktet e përdorura që janë hedhur në rrugë.

Pamje të tilla të maskave dhe dorëzave të përdorura nga pacientët shihen vazhdimisht kudo nëpër rrugë dhe kjo paraqet rrezik të madh për shpërndarjen e COVID-19.

“Në qoftë se një pacient paraprakisht ka mbajtur maskën dhe ka qenë i infektuar, mundësia që të përhapë virusin është shumë e madhe. Virusi mund të qëndroj deri në dy ditë ose edhe tri ditë kështu që apeloj që maskat që përdoren të hidhen në koshin e mbeturinave dhe assesi në tokë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arben Vishaj.

Vishaj po ashtu thotë se virusi është shumë i shpejtë edhe përmes pështymës në rrugë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular