Një jaht luksoz me dy persona brenda është shpëtuar mbrëmjen e kaluar në det, në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Vlorë. Dy mjete lundrimi të Policisë së Shtetit kërkuan dhe e gjetën jahtin në rrezik.
Ngjarja ndodhi në orën 19;40, kur Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi oficerin rojë se një mjet turistik jaht me emrin “Aisha 2479″, nisur nga porti Orikumit me 2 persona në bord kishte pësuar difekt afër Kepit të Gjuhëzës dhe kërkonte ndihmë.
Menjëhërë u nis mjeti i Policisë, BP-05 në drejtim të tij. Në orën 20:17 u nis dhe anija e P-112 nga Sazani sepse mjeti i Policisë nuk po e lokalizonte dot jahtin në rrezik.
Në orën 20:55, anija P-112 u takua me jahtin “Aisha2479” afër shpellës së Haxhi Alisë dhe filluan rimorkimin drejt portit të Vlorës.
Në orën 22;10 u ndalën në molin zero në portin e Vlores. Operacioni perfundoi pa pasoja.