BallinaKronikeOperacion në det për të shpëtuar jahtin që po mbytej afër shpellës...

Operacion në det për të shpëtuar jahtin që po mbytej afër shpellës së Haxhi Alisë

Një jaht luksoz me dy persona brenda është shpëtuar mbrëmjen e kaluar në det, në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Vlorë. Dy mjete lundrimi të Policisë së Shtetit kërkuan dhe e gjetën jahtin në rrezik.

Ngjarja ndodhi në orën 19;40, kur Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi oficerin rojë se një mjet turistik jaht me emrin “Aisha 2479″, nisur nga porti Orikumit me 2 persona në bord  kishte pësuar difekt afër Kepit të Gjuhëzës dhe kërkonte ndihmë.

Menjëhërë u nis mjeti i Policisë, BP-05 në drejtim të tij. Në orën 20:17 u nis dhe anija e P-112 nga Sazani sepse mjeti i Policisë nuk po e lokalizonte dot jahtin në rrezik.

Në orën 20:55, anija P-112 u takua me jahtin “Aisha2479” afër shpellës së Haxhi Alisë dhe filluan rimorkimin drejt portit të Vlorës.

Në orën 22;10 u ndalën në molin zero në portin e Vlores. Operacioni perfundoi pa pasoja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular