BallinaKronike30 burra përdhunojnë 16-vjeçaren, prisnin radhën në hotel

30 burra përdhunojnë 16-vjeçaren, prisnin radhën në hotel

Mbarë Izraeli është tronditur ditën e sotme nga një lajm i tmerrshëm, horror dhe drithërues.

30 burra kanë përdhunuar një vajzë 16-vjeçare, denoncimi është bërë nga vetë ajo teksa ka qenë me pushime në qytetin turistik Eilat.

Siç raporton “Channel 12 News”, janë arrestuar disa të dyshuar, njëri prej tyre ka rrëfyer në komisariat se burrat prisnin radhën jashtë derës së hotelit për të përdhunuar 16-vjeçaren në dhomës e saj.

Një tjetër i arrestuar, 27-vjeçar ka pasur në celularin e tij edhe video gjatë përdhunimit të 16-vjeçares.

Policia po punon për identifikimin e të gjithë të dyshuarve si dhe zbardhjen e gjjthë ngjarjes.

“Kjo është tronditëse, nuk ka asnjë fjalë tjetër. Ky nuk është vetëm një krim kundër vajzës, ky është një krim kundër vetë njerëzimit që është i denjë për çdo censurim. Ata që janë përgjegjës duhet të vihen para drejtësisë,” ka shkruar në Twitter, Kryeministri Benjamin Netanyahu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular