BallinaKronikeTiranë, 26-vjeçari bie nga pallati në ndërtim te Kodra e Diellit

Tiranë, 26-vjeçari bie nga pallati në ndërtim te Kodra e Diellit

Një punëtor ndërtimi ka rënë nga një pallat në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

26-vjeçari është dëmtuar në kokë, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular