BallinaAktualitetDetaje për spitalet COVID/Ja sa persona janë në terapi intensive dhe të...

Detaje për spitalet COVID/Ja sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular