BallinaAktualitet‘Humbi jetën brenda 2 orëve’/Zbardhen detaje nga vdekja e 36-vjeçares në Shijak

‘Humbi jetën brenda 2 orëve’/Zbardhen detaje nga vdekja e 36-vjeçares në Shijak

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 36-vjeçares ditën e sotme në Spitalin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht 2 mjekë, të qendrës shëndetësore në Shijak dhe Urgjencës mjekësore në Durrës.

Nga ana e seksionit të hetimit të krimeve të komisariatit të policisë Shijak, me iniciativën e tyre, kanë filluar hetimet lidhur me vdekjen e Margarita Keci 36 vjeç, ku nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se dy mjekët nuk kanë kryer terapinë e duhur ndaj pacientes.

Lidhur me akuzën pritet akti i ekspertimit mjeko ligjor i institutit të mjekësisë ligjore Tiranë.

36-vjeçarja ka shkuar tre herë tek qendra shëndetësore në Shijak, raporton abcnews.

Sipas familjarëve mjekët e kësaj qendre shëndetësore nuk i kanë dhënë shumë rëndësi, dhe ajo është detyruar të shkojë në spitalin e Durrësit ku dhe është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore.

Në Durrës, e reja i është nënshtruar skanerit dhe ka ndjekur disa vizita por ka humbur jetën brenda dy orësh, pa kuptuar se nga çfarë vuante.

Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular