BallinaAktualitetMjeku: Po na detyrojnë të japim plazmën e gjakut pa dëshirë

Mjeku: Po na detyrojnë të japim plazmën e gjakut pa dëshirë

Mjeku Petrit Vargu ka deklaruar se mjekë dhe infermierë që kanë kaluar Covid-19 po detyrohen që të dhurojnë plazmën Gjatë një interviste për Fax News Vargu tha se i kërkohet personelit mjekësor që ka kaluar tashmë Covid-19 me detyrim që të dhurojë plazmën, pasi janë udhëzuar që të mbledhin plazëm. Po ashtu Vargu shprehu shumë pakënaqësinë për mënyrën sesi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po menaxhon situatën e pandemisë së Covid-19, ku sipas tij del vetëm për propagandë.

“Më është thënë se po na detyrojnë mezor ne që jemi infektuar që të japin plazmën dhe kjo nuk është e drejtë. Siç e kujtojmë QSUT ka shumë personel të infektuar me shumicë dhe po i detyrojnë personelin mjekësor që të japin plazmën. Mendoj se të gjithë ne duhet të dhurojmë plazëm, por jo me detyrim, kjo duhet të bëhet me dëshirë. Duhet të ketë një fushatë në të gjithë Shipërinë, për të gjithë ato që të dhurojnë plazmën. Nuk duhet të ketë sëmundje shoqëruese dhe varet edhe nga mënyra sesi ka kaluar koronavirusin. Nuk e di sesi e ka organizuar, por di që po ministria detyron njerëzit dhe mjekët që të mbledhin plazëm.

Të gjithë mjekët e kanë të detyruar në Itali që çdo 5-7 ditë e kanë për detyrë që të bëjnë tamponin. Kurse këtu mjeku për ministrinë është njeriu më i përçudnuar. Mjekët nuk kanë nevojë që të jenë heronj por të bëhen mjekë me ndihmuar popullin. Isha duke thyer televizorin kur pashë që shkon ministrja gjasme takon dy pacientë në spital! Leji mjekët të punojmë, s’ka nevojë të shkojë ministria tek koka e pacientit. Është totalisht me vënë duart të kokë,”– tha Vargu.

Sa i përket hapjes së shkollave në kushtet e pandemisë së Covid-19, Vargu tha se është një bombë infektimi, pasi qeveria nuk ka një strategji sesi do të zhvillohet mësimi.

“Është një bombë infektimi. Mësimi duhet të zhvillohet me distancë. Këto e kanë dopio 6 deri tani se asgjë nuk kanë bërë. Të bësh mësim, duhet të bësh investim. Cilat janë klasat në shkollë, ku do të zhvillohet, sa do të jetë distanca ndërmjet nxënësve? Këto nuk kanë përgjigje.”- tha Vargu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular