BallinaAktualitet‘Humori i zi i shekullit’/ Vasili: Lukashenko do takojë të ngjashmin e...

‘Humori i zi i shekullit’/ Vasili: Lukashenko do takojë të ngjashmin e vet Ramën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook një pjesë nga dosja 339 e vjedhjes së votave në Durrës, ku zyrtarët e Rilindjes tregojnë sesi kanë mbushur kutitë.

Vasili shprehet se të vetmen eksperiencë që Edi Rama mund t’i japë Lukashenkos për zgjidhjen e krizës është ajo e vjedhjes së votave dhe manipulimit të zgjedhjeve.

“Rama – Lukashenko dialog hajdutesh votash! Rama të vetmen eksperiencë që mund të eksportojë nëpër botë është vjedhja e votave. OSBE ka sot në krye, për fatkeqësinë e saj bablokun e vjedhjes se votave. Lukashenko do të takoje të ngjashmin e vet Ramën. Dosjen 339 Rama mund t’ja çojë Lukashenkos si ngushëllim që të mos ndihet vetëm si hajdut votash”,- shprehet Vasili.

Nënkryetari i LSI-së shprehet se Edi Rama në Bjellorusi duhet të marrë dhe dosjen e vjedhjes së votave për t’ja treguar Lukashenkons.

Në 2019 Rama vodhi edhe votimet moniste me një parti, ndaj ka me se ta ngushëlloje Lukashenkon. Një faqe të dosjes 339 po ja japim gati Ramës t’ja çojë Lukashenkos. Në rast se Rama si hajdut votash do të shkojë në Bjellorusi të dialogojë për vjedhjen e votave të Lukashenkos ky është humori më i zi kolosal i shekullit”,- shkruan Vasili në reagimin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular