Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak. Pas nje beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi. Ajo është ndare nga jeta në moshën 52 vjecare ne kryeqytet ku ishte edhe nen kujdesin e mjekeve. Kohët e fundit familjaret e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.
Pupi ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.