BallinaAktualitet‘Hapja e përhershme e shkollave të jetë prioritet’/ PAA: Rruga e vetme...

‘Hapja e përhershme e shkollave të jetë prioritet’/ PAA: Rruga e vetme për mos tu kthyer pas

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka vlerëson se hapja e shkollave dhe kopshteve duhet të jetë prioritet kryesor dhe ajo duhet të bëhet në mënyrë të përhershme.

‘Shkollat duhet të hapen për të mos u mbyllur më pavarësisht rrjedhës së pandemisë’, ka deklaruar PAA.

Në deklaratë thuhet se duhet të ketë protokolle strikte për të parandaluar përhapjen e COVID-19 teksa theksohet se Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet të ofrojnë të gjitha mjetet dhe pajisjet për zbatimin e këtyre protokolleve në të gjitha shkollat e vendit.

DEKLARATA E PAA

ZYRA E SHTYPIT

Deklaratë për media

Partia Agrare Ambientaliste: Hapja e përhershme e shkollave priotitet kombëtar.

Zbatimi strikt i protokolleve është rruga e vetme e mos-kthimit pas.

PAA vlerëson se rikthimi i fëmijëve në institucionet para arsimore dhe i nxënësve në klasat e 9-vjeçareve, duhet të jetë prioriteti kryesor i strategjisë kombëtare të përballjes me pasojat e rënda të covid-19 në: (i) shëndetin mendor të fëmijëve; (ii)  në mos-arsimimin e tyre, dhe (iii) në reduktimin e pasojave negative direkte dhe indirekte afatgjata në jetë.

Hapja duhet të jetë e përhershme, kjo kërkon përgjegjësi maksimale të stafeve mësimore, mjekësore dhe administrative të drejtimit dhe funksionimit të shkollave.

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të ofrojnë gjjithë mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike për respektimin e protokolleve anticovid-19 nëçdo shkollë të vendit.

Hapja dhe vazhdimi i suksesshëmi shkollave kërkon një angazhim maksimal të mësuesve, mjekëve, prindërve dhe vetë nxënësve.

Hapja e përhershme e shkollave nuk është një detyrim vetem i qeverisë por edhe i bashkëpunimit efektiv të prindërve, mësuesve, mjekëve, nxënësve dhe komuniteteve shoqërore.

Vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi efektiv të gjithë faktorëve, hapja e shkollave mund të jetë e përhershme dhe efektive.

Zyra e Shtypit PAA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular