Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 152 të infektuar me COVID-19. Në tërësi janë kryer sot 864 testime teksa viktimat janë shënuar në dy spitalet COVID, një 61- vjeçar nga Korça dhe një 83- vjeçar nga Mirdita.
Tashmë në total janë 240 viktima në Shqipëri nga COVID-19. Sa i përket rasteve të reja, më shumë kishte Trana 73 ndjekur nga Korça me 19 raste, Berati me 9 dhe Durrësi me 8.