BallinaAktualitetSi është gjendja në spitalet COVID, sa persona janë në terapi intensive...

Si është gjendja në spitalet COVID, sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se 137 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 24 prej tyre janë në terapi intensive, prej të cilëve shtatë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Gjate 24 oreve te fundit jane testuar pozitive 152 persona, duke e cuar keshtu ne total numrin e te infektuarve ne 8119. Ndersa dy pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 238.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular