BallinaAktualitetKryemadhi habit me deklaratën: Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në...

Kryemadhi habit me deklaratën: Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte ditën e sotme për vizitë në malin e Tomorrit, në ditën e shenjtë të festëts së Abaz Aliut.

E shoqëruar nga të dy vajzat, Bora dhe Era, Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët.

Krahas riteve që Kryemadhi i ka kryer me devotshmëri, në një deklaratë për mediat në dalje të teqes, ajo ka thënë se nuk e njeh virusin.

Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID” -tha Kryemadhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular