Tirana do luajë kundër Crvena Zvezdës në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.
Përpara kësaj sfide ka folur trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic.
Ish-lojtari i Interit nuk pret provokime në Shqipëri dhe kërkon fazën e grupeve.
Provokime? “Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha mes të tjerash Stankovic. / Panorama sport