BallinaKryesoreBefason trajneri i Crvena Zvezdas, ja çfarë thotë para takimit në Tiranë

Befason trajneri i Crvena Zvezdas, ja çfarë thotë para takimit në Tiranë

Tirana do luajë kundër Crvena Zvezdës në raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.

Përpara kësaj sfide ka folur trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic.

Ish-lojtari i Interit nuk pret provokime në Shqipëri dhe kërkon fazën e grupeve.

“Kemi edhe dy ditë për të përgatitur sfidën, jemi në momentin që po bëjmë analizën e kundërshtarit. E pamë ndeshjen e tyre në Tbilisi, goli i dytë erdhi gjysmë nga një kundërsulm. Përvoja është e rëndësishme në këtë kompeticion. Duhet të futemi me ide të qarta në 15 minutat e para dhe të studiojmë kundërshtarin. Duhet të hyjmë në lojë për të kontrolluar atë”, theksoi Stankovic.

Provokime? “Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha mes të tjerash Stankovic. / Panorama sport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular