Katër pjesëtarë të një familje shqiptare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pasi janë kthyer nga Shqipëria për në Itali.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthye në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.
Megjithatë, ata janë të gjithë asimptomatikë. Ata iu nënshtruar testeve sepse u kthyen nga vendet në rrezik.
Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.