BallinaKronikeGjykata merr vendim për Indrit Bajraktarin. Çfarë tha ai në sallën e...

Gjykata merr vendim për Indrit Bajraktarin. Çfarë tha ai në sallën e gjyqit: Për 40 minuta kam…

spot_img
spot_img

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg të riun, Indrit Bajraktari, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

25 vjeçarin ishte në të njëjtën motor uji ku humbi jetën vajza Enisa Dodaj në plazhin e Velipojës, ngjarje e ndodhur më 19 gusht. E reja u gjet pa jetë rreth 700 metra larg bregut.

Për ngjarjen, policia ka vënë nën akuzë 25 vjeçarin Bajraktari, i cili tha në sallën e gjyqit se ishte rrëzuar bashkë me të dhe se kishte qëndruar pa ndjenja në ujë.

Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motoskaf dhe me thanë se po njoftojmë se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua.

Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit ne qafen e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”- ka deklaruar i riu gjatë seancës së sotme.

Ai ka pranuar se është i martuar në Angli dhe pret një fëmijë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular