Një 18 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri natën e shkuar në fshatin Fushë Mavrovë të Vlorës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.
Autori i dyshuar i ngjarjes është një 36 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia.
Adoleshenti është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.
Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.