BallinaAktualitetZYRTARE/Rastet me infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit....

ZYRTARE/Rastet me infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Harta e shpërndarjes…

152 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije po ashtu se sot është dita me numrin më të lartë të personave të shëruar, ku 148 persona fituan betejën me COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular