BallinaKryesoreRama shpiku një tjetër gënjeshtër sot në QSUT/Gazment Koduzi: Vesi del me...

Rama shpiku një tjetër gënjeshtër sot në QSUT/Gazment Koduzi: Vesi del me shpirtin!

Nga Gazment Koduzi

Vesi del me shpirtin!
Më në fund, pasi ishte fshehur sepse I kishin mbaruar mashtrimet dhe sugjerimet prej kryeepidemiologu, pasi u shëllye në diell në Dhërmi ndërsa qytetarët dhe personeli mjeksor luftonin për jetën, Z. Rama shpiku një tjetër gënjeshtër sot në QSUT. Ai foli si një KM I sapo ardhur në detyrë, dhe premtoi rritje pagash “shumë të konsiderueshme”. Foli për rritje pagash përballë mjekëve dhe infermiereve të QSUT që u ngritën në protest për herë të parë në jetën e tyre në v.2014 sepse Rama dhe Beqja donin ti fusnin në provim. Përballë mjekëve dhe infermiereve që rroga e tyre nuk ka ndryshuar prej vitesh. Sot, që Rama ju foli për rritje rrogash, paga mesatare e një mjeku në QSUT ( që nuk është pedagog) është 77360 Lekë ose 623 Euro. Infermieret e kanë rrogën 46360 Lekë ose 373 Euro. A ju shpjegoi Z. Rama personelit mjeksor pse nuk janë rritur rrogat e tyre, por fondet e shendetësisë ja ka dhënë klientëve të tij përmes koncesioneve korruptive dhe të panevojshme? Z. Rama përmendi vijën e parë të frontit kundër covid (termat e luftës që mendja e tij ka qef), por harroi të përmend që janë mjekët e familjes dhe infermieret e parësorit në atë vijë. E di Z. Rama sa I ka rritur rrogat e mjekëve të familjes dhe infermiereve në sektorin ambulator? Ato I ka rritur 7.9% për infermieret dhe 0.6% për mjekët e familjes (grafiku më poshtë), dhe duke marrë parasysh inflacionin e 7 viteve , rroga e tyre praktikisht është ulur. E dini Z. Rama sa u rritën në vitin 2013 krahasuar me v.2005? Infermiereve rroga ju rrit 2.45 herë ose 245%, ndërsa mjekëve të familjes rroga ju rrit 192%. Z. Rama, emigrimi I personelit shëndetësor nuk ndalet me mashtrime , por me ndërhyrje multidimensionale në sektorin shëndetësor. Nga viti 2014 deri më sot kanë kërkuar Certificate of good standing ( vërtetim për të ikur jashtë) 939 mjek, midis tyre 94 janë specialist. Z. Rama pas 7 viteve në pushtet nuk mund të artikulojë asnjë shifër për rritjen e rrogave, ndërkohë që Z. Basha prej Prillit 2019 ka shprehur fortë dhe pa asnjë dyshim që rrogat e mjekëve do të shkojnë 1200 Euro dhe ato të infermiereve 700 Euro. Z. Rama , përvec se po mashtron personelin mjeksor për rritje rrogash, mos u përpiq të kopjosh propozimin e opozitës. Por kot nuk thonë, vesi del me shpirtin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular