BallinaKronikeEMRAT/ OFL “zbarkon” në 3 qytete, u vendos ultimatum 6 të “fortëve”....

EMRAT/ OFL “zbarkon” në 3 qytete, u vendos ultimatum 6 të “fortëve”. Ja pse janë dënuar

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 ka zbarkuar sot ne tre qytete, duke vene ne shenjester 6 persona te denuar per vepra te ndryshme penale, nga vrasja te droga.

Ultimatum per justifikimin e pasurise u eshte vendosur sot 6 personave ne Elbasan, Tirane dhe Durres, konkretisht shtetasve, Eldi Çala, Klement Çala, Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku.

Personat e shenjestruar, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• Eldi Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• Klement Çala, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

 Luan Kokomani, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

 Përparim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• Durim Bermuça, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

 Arian Plaku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular