BallinaKronikeGreqi/ 28 vjeçari shqiptar i arratiset nga duart policisë greke. Gjithçka ndodhi...

Greqi/ 28 vjeçari shqiptar i arratiset nga duart policisë greke. Gjithçka ndodhi teksa po…

Një i ri shqiptar i ka shpëtuar nga duart forcave të policisë greke teksa po rikthehej në qeli pas paraqitjes në gjykatë.

Ngjarja ka ndodhur në prefekturën e Omonia në pjesën qendrore të Athinë këtë të mërkurë. Sipas policisë helenike, i arratisuri është shtetas shqiptar, i cili u arrestua në të njëjtin mëngjes.

Në momentin kur po dilte nga automjeti i policisë për t’u transportuar në qelitë e paraburgimit pas kthimit nga gjykata, 28-vjeçari arriti të shpëtojë.

Mediat greke bëjnë me dije se arratisja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme, ndërsa shqiptari nuk ishte i prangosur në atë moment.

Një tjetër i arrestuar i cili u përpoq të shpëtonte me të, u kap nga policia, i cili ka nisur një manovrim për të kapur të arratisurin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular