BallinaAktualitetMoti favorizon planet tuaja për nesër, ja ç’kanë parashikuar sinoptikanët dhe sa...

Moti favorizon planet tuaja për nesër, ja ç’kanë parashikuar sinoptikanët dhe sa pritet të shkojnë temperaturat

Nëse keni bërë plane që nesër ta kaloni ditën buzë detit, mos u mendoni dy herë. Kjo sepse edhe parashikimi i sinoptikanëve favorizon planet tuaja në këtë ditë të enjte, 27 gusht 2020.

Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se dita e nesërme do të jetë me diell dhe temperaturat pritet të shkojë nga 30 në 36 gradë celsius.

“Ditën e enjte në vend parashikohet të mbizotërojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti përgjithësisht, do të jetë me diell dhe vranësira të pakëta kalimtare.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 30°C

zonat e ulëta 18°C deri në 36°C

zonat bregdetare 21°C deri në 33°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!” njofton SHMU.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular