Ditën e sotme, Rektor i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratores dhe zëvendës dekanëve, emëroi Prof. dr. Sabri LAÇI Dekan të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Rektori vlerësoi kontributin e FHF-së në realizimin e një procesi zgjedhor korrekt, transparent dhe, si dhe rolin e tij si një nga njësitë kryesore më të rëndësishme të UT-së, sidomos lidhur me peshën që mban në formimin e mësuesve dhe studiuesve të çështjeve me rëndësi kombëtare
Dekani falënderoi stafin dhe studentët për mbështetjen e dhënë për zgjedhjen e tij në krye të FHF-së edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe u angazhua për të bërë maksimumin për përmirësimin e punës mësimore dhe shkencore dhe forcimin e rolit të FHF-së në kuadër të UT-së dhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Po sot, Dekani, Prof. dr. Sabri LAÇI, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, emëroi autoritetet e reja drejtuese të njësive bazë të FHF-së, gjegjësisht:
Prof. dr. Shezai ROKAJ, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës,
Prof. dr. Valentina DUKA, Përgjegjëse e Departamentit të Historisë,
Prof. asoc. dr. Mark MARKU, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit,
Prof. dr. Persida ASLLANI, Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë,
Prof. dr. Romeo HANXHARI, Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë,
Prof. dr. Iris POJANI, Përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.