Arrestohet një 37-vjeçar në Libofshë të Fierit. Mësohet se Orjald Tushi ka goditur me gurë babanë e tij në banesën e tyre.
Siç raportohet nga Fier mes babait dhe të birit ka nisur një sherr në orën 01:00 të mëngjesit. Djali është mërzitur se pse i ati vazhdonte të ishte zgjuar në atë orë dhe e ka goditur me gurë.
Mësohet se babë e bir jetonin vetëm në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.
63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë)