BallinaKronike“Pse u zgjove tani”, i riu në Fier qëllon me gurë të...

“Pse u zgjove tani”, i riu në Fier qëllon me gurë të atin, e bën për spital. Arrestohet nga policia

Arrestohet një 37-vjeçar në Libofshë të Fierit. Mësohet se Orjald Tushi ka goditur me gurë babanë e tij në banesën e tyre.

Siç raportohet nga Fier mes babait dhe të birit ka nisur një sherr në orën 01:00 të mëngjesit. Djali është mërzitur se pse i ati vazhdonte të ishte zgjuar në atë orë dhe e ka goditur me gurë.

Mësohet se babë e bir jetonin vetëm në banesë.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë(thikë)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular