BallinaKronikeArrestohet hajduti më i madh i Korçës: Ja 17 vjedhjet e tij...

Arrestohet hajduti më i madh i Korçës: Ja 17 vjedhjet e tij ne 3 muaj

Në Korçë u zhvillua operacioni policor i koduar “Pikturat” ndaj një “mjeshtri” të vjedhjes së banesave dhe bizneseve. Si rrjedhim, u arrestua një 33-vjeçar, autor i i 17 vjedhjeve në qytet dhe iu sekuestrohen piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia e Korçës ka arrestuar kështu sërish një “mjeshtër” të dënuar edhe më parë për vjedhje: E. B, 33 vjeç, banues në Korçë. Ai kishte qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u provuan edhe 16 vjedhje të tjera të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:

Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.

Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.

Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.

Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.

Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular