BallinaKronike55-vjeçari me covid udhëton me autobus nga Tirana në Kakavijë, por...

55-vjeçari me covid udhëton me autobus nga Tirana në Kakavijë, por…

Një udhëtar rreth 55 vjeç ka rezultuar pozitiv, pasditen e sotme, në pikën kufitare të Kakavijës. Udhëtari nga Tirana edhe pse kishte dalë pozitiv nga tamponi ishte nisur drejt Greqisë.

Ai ka kaluar pa problem nga pala shqiptare, e cila nuk e bën kontrollin e testeve, pasi këto të fundit kërkohen vetëm nga pala greke.

Ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar testin pozitiv, duke rikthyer menjëherë për karantinim në Tiranë qytetarin. Ai kishte udhëtuar me një autobus, ndaj dhe është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular