BallinaKronikeIshte më familjen për pushime në Sarandë, i mituri në gjendje kritike...

Ishte më familjen për pushime në Sarandë, i mituri në gjendje kritike për jetën niset me helikopter drejt Tiranës

Një i mitur është nisur në gjendje kritike për jetën, me helikopter nga Saranda, në Tiranë.

Burimet për “Panorama” bëjnë me dije se fëmija me inicialet K.L, 10 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës ishte me epilepsi në gjendje fibrile.

Sëmundja e ka prekur të miturin teksa ndodhej në hotel në Ksamil ku 10 vjeçari me familjen e  tij kishin ardhur me pushime.

Gjendja e tij kritike i bëri bluzat e bardha të Sarandës ta transportojnë atë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular