Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili nën kërcënimin e një thike vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, ndërsa i riu pasi kreu vjedhjen tentoi të largohej.
“Një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
33 vjeçari, i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes u kap nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori. Ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.