BallinaAktualitetCovid i merr jetën 8 personave në Kosovë, shënohen 119 raste të...

Covid i merr jetën 8 personave në Kosovë, shënohen 119 raste të reja

Tetë viktima janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë. Shifrat zyrtare flasin për një rritje të rasteve. Në total në Kosovë kanë vdekur 516 shtetas

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular