Pak më parë La Liga doli me një deklaratë zyrtare ku i jepte të drejtë Barcelonës për kontratën e Leo Mesit, që argjentinasi nuk mund të largohet falas. Por mesa duket as kjo deklaratë zyrtare e La Ligas duket se nuk e ka ndalur Mesin.
Argjentinasi kërkon me patjetër largimin, por kërkon të largohet si lojtar i lirë pasi pretendon se klauzola prej 700 milionë eurosh ka skaduar. Të kundërtën pretendon Barcelona. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, edhe pas deklaratës së La Ligas, Mesi nuk do ndërrojë mendje dhe nuk do tërhiqet.
Argjentinasi thuhet se është pranë kalimit tek Mançester Siti.