BallinaSportMesi nuk dorëzohet edhe pas deklaratës nga La Liga, sulmuesi i vendosur...

Mesi nuk dorëzohet edhe pas deklaratës nga La Liga, sulmuesi i vendosur të largohet nga Barcelona

Pak më parë La Liga doli me një deklaratë zyrtare ku i jepte të drejtë Barcelonës për kontratën e Leo Mesit, që argjentinasi nuk mund të largohet falas. Por mesa duket as kjo deklaratë zyrtare e La Ligas duket se nuk e ka ndalur Mesin.

Argjentinasi kërkon me patjetër largimin, por kërkon të largohet si lojtar i lirë pasi pretendon se klauzola prej 700 milionë eurosh ka skaduar. Të kundërtën pretendon Barcelona. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, edhe pas deklaratës së La Ligas, Mesi nuk do ndërrojë mendje dhe nuk do tërhiqet.

Argjentinasi thuhet se është pranë kalimit tek Mançester Siti.

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular