Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 101 persona. Keshtu numri i rasteve pozitive qe nga fillmi i pandemise ka shkuar ne 9380.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.