BallinaKronikeSherr me thika në Gjirokastër, arrestohet 21-vjeçari

Sherr me thika në Gjirokastër, arrestohet 21-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.

Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular