BallinaSportSot Superkupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta kërkojnë trofeun e parë sezonal

Sot Superkupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta kërkojnë trofeun e parë sezonal

Me mëndjen tek Europa, Tirana dhe Teuta luajnë sot për trofeun e parë sezonal. Në orën 20:00 në “Elbasan Arena”, dy skuadrat do të diskutojnë finalen e Superkupës së Shqipërisë. Një sfidë e rëndësishm, por edhe një test në prag të përballjeve të ardhshme në Ligën e Europës, por edhe të sezonit të ri në Superligë. Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Teutës ishte ajo për finalen e Kupës, trofe ky u fitua nga skuadra durrsake.

Gettyimages 1228201710 1024x1024

Si Tirana ashtu edhe Teuta vazhdojnë aventurën europiane. I njëjti diskutim edhe për Kukësin dhe Laçin. Për Egbo, suksesi i skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare do të pasqyrohet edhe në sezonin e ardhshëm, duke e bërë atë më të rivalizuar.

Teuta1

Ndërkohë, Teuta vjen në këtë finale të Superkupës pas suksesit kundër Beitar Jeruzalem, që i dhuroi kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Europës. Ky sukses i ka dhënë të tjera doza optimizmit të skuadrës së drejtuar nga Edi Martini, që kërkon të nisë sezonin e futbollit në vend me një trofe të rëndësishëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular