BallinaKronikeU sulmua me thikë nga shqiptari, infermierja greke: Ai do më priste…...

U sulmua me thikë nga shqiptari, infermierja greke: Ai do më priste… Burri ndodhet në gjendje shoku

“Unë luftova për jetën time …” , këto ishin fjalët e para të infermieres 32-vjeçare të klinikës kardiologjike të Spitalit Attikon, e cila në orën 5.20 të mëngjesit të sotëm  u sulmua me thikë nga një pacienti shqiptar i kësaj klinike.

Pas sulmit shqiptari u ngjit në katin e pestë dhe më pas u hodh, duke humbur jetën në vend.

Infermierja greke nuk është në rrezik për jetën, por ajo ka lëndime serioze pothuajse në të gjithë trupin, nga qafa, gjoksi e deri te këmbët. Pacientët e tjerë në pavion u zgjuan nga zëri i saj, si dhe pavijone të tjera që nxituan së bashku me stafin e spitalit për të ndihmuar 32-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

“Ai do të më priste arterien karotide, por për fat të mirë pacientët dolën nga dhomat …”- tha më tej infermierja.

Megjithatë, burri i saj, një anesteziolog në të njëjtin spital, raportohet se është në gjendje shoku. Sipas informacioneve, pacienti 59-vjeçar, me origjinë shqiptare, iu nënshtrua një operacioni në pneumotoraks një javë më parë, ndërsa brenda 48 orëve të ardhshme do të dilte nga spitali. Sipas medieve greke në dosjen e shqiptarit nuk kishte histori për ndonjë sëmundje mendore.

Ai ishte operuar një javë më parë, ndërsa brenda 48 orëve të ardhshme do të dilte nga spitali. Aktualisht po trajtohej në një dhomë katërshe dhe i ra ziles duke thirrur infermieren për ndihmë.

Ai po e priste me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo ajo hyri e sulmoi atë, e hodhi në tokë dhe vazhdoi ta godiste me duar.

Policia greke po merret me zbardhjen ngjarjes së rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular