BallinaKronikeEMRI/Ja kush është viktima 23-vjeçar i aksidentit në mbrëmje u aksidentua pranë...

EMRI/Ja kush është viktima 23-vjeçar i aksidentit në mbrëmje u aksidentua pranë stadiumit

 

Është zbuluar identiteti i viktimës së aksidentit të ndodhur në mbrëmje në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje drejtuesin e një ciklomotori.

Viktima sipas policisë është Renuart Peskura.

Sipas dinamikës së ngjarjes, ciklomotori është përplasur me një mjet pranë stadiumit të qytetit.

Sipas të dhënave, drejtuesi i ciklomotorit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Viktima është një i ri rreth 23 vjeç.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular